Çfarë është Fiskalizimi ?

Në Shqipëri që prej datës 20.01.2020 është futur në fuqi ligji për “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT” ku çdo bisnes  pavarësisht formës juridike të tij,xhiros apo llojit është i detyruar që të zbatoje ligjin. Kemi raste përjashtimore vetëm atëhere kur ;

  • Për prodhuesit bujqësorë, që janë ose jo subjekte të skemës së kompensimit, në përputhje me legjislacionin për tatimin mbi vlerën e shtuar.
  • Për shitjen e biletave ose kuponave nga shoferi i një mjeti transporti pasagjerësh në linjat e transportit publik urban, në përputhje me vendimet e njësive të vetëqeverisjes vendore.
  • Për furnizimin e mallrave e të shërbimeve nga persona fizikë të regjistruar në administratën tatimore si “ambulantë”.

Për të gjithë subjektet e tjera që janë pjesë e këtij ligji, efektet i fillon

  • 1-për institucionet publike për transaksionet me para në dorë fillon më datë 1 janar 2021,
  • 2- për subjektet private për transaksionet me para në dorë 1 korrik 2021 dhe
  • 3-për subjektet private për transaksionet pa para në dorë 1 shtator 2021

Duke parë që përshtatja me sistemin e ri te fiskalizimit është shumë dinamike për shumë faktorë të ndryshëm,problematika që ndeshen gjatë rrugës qoftë nga ana  proceduriale apo ana softwarike.Ndodhur përpara këtij fakti qeveria ka nxjerrë aktin normativ për të falur gjobat,masat administrative deri më 31.12.2021 në mënyrë që bisneset të kenë mundësi të përshtaten me sistemin e ri të faturave elektronike. Po cfarë është ky sistem “Platfoma qëndore e faturave”? Si funksionon sistemi i ri i fiskalizimit? Kush ishte arsye-ja e krijimit të këtij sistemi?

 

Fiskalizimi është digitalizimi dhe modernizimi i sistemit te faturimit, cka do të thotë cdo faturë apo transaksion me para dhe pa para në dorë do bëhet nga sistemi qëndror i faturave “Self Care” në mënyrë direkte nga platforma ose indirekte nga subjekte të licensuara nga ministria e financave nëpermjet programeve softwarike të tyre që dërgojnë të dhënat në kohë reale.Qëllimi dhe krijimi i këtij sistemi të ri është formalizimi i ekonomisë shqiptare,ndërkohë që nëpermjet platformës qëndrore të faturave institucioni tatimor monitoron cdo gjë në kohë reale sasinë,produktin dhe transaksionet me para apo pa para në dorë duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj bisneseve.

 

Leave a Comment