Pse paketat e reja fiskale ,kundërshtohen në tërësi nga bisneset apo nga grupe të caktuara të interesit?
Sa herë që përgatiten paketat e reja fiskale në Shqipëri,apo edhe në vendet e ballkanit kemi një rishikim në rritje të tatimeve,taksave. Kjo gjë është e pashmangshme pasi në mënyrë direkte apo indirete preken sektorë të ndryshme të bisnesit.
Po të shikohet paketa e re fiskale 2022 e propozuar nga qeveria përkatëse e rradhës sjell ndryshime kryesisht në rishikimin e politikave tatimore :
- ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.
- ligjin nr. 92/2014 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”
- ligjin nr. 61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”
- në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”,
Propozimet e bëra nga ministria e linjës, me konkretisht Ministria e Financës janë si më poshtë :
Propozimi nr 1 Ulja e normës së tatueshme dhe ndryshimet e pagave dysheme për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.Në tatimin aktual mbi të ardhurat nga punësimi kemi të përcaktuar fashash dysheme 0-30.000 lekë ,30.001-150.000 lekë dhe fasha e fundit mbi 150.001 lekë,këto fasha kanë respektivisht normat e tatimit 0 % mbi fashën e parë 13% mbi diferencën e fashës së parë dhe 23% mbi fashën e dytë. E thënë në mënyrë më të thjeshtuar dhe të kuptueshme:
Fashat Aktuale Normat
- 0-30.000 lekë 0% ,
- 30.001-150.000 lekë 13%*(Paga bruto – 30.000 lekë)
- mbi 150.001 lekë 23%*( Paga bruto – 150.000 leke)+ 15.600 lekë
Propozimi Normat
- 0-40.000 lekë 0% ,
- 40.001 lekë – 50.000 lekë 6.5%*(Paga bruto -30.000 lekë)
- 50.001 lekë – 200.000 lekë 13%*(Paga bruto – 30.000 lekë)
- mbi 200.000 lekë 23%*(Paga bruto -200.000 lekë) + 22.100 lekë
Propozimi nr 2 Rritja e normës së tvsh-së e furnizimit të produkteve bujqësore si,plerat kimike,pesticidet,farat dhe fidanët. Kjo normet pritet të shkojë në 10% nga 0 % që është sot. Tjetër ndryshim që propozohet heqja e normët se kompesimit të fermerëve nga 6% ne 0%
Propozimi nr 3 Rritjen e akcizës të produkteve si duhani në vlerën 250 lekë/kg,2 lekë/litër për nikotinën e lëgshme dhe 500 lekë/kg per nikotinën qese ndërsa për produktet e tjera të akcizës pritet që të indeksohet me normën e inflacionit në mënyrë automatike. Tjetër propozim është unifikimi i akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike ne 6 lekë/litër për konsumatorët familjare ashtu dhe automjetet.Sot aktualisht akciza për familjarët është 0 lekë/litër dhe 8 lekë për automjetet. Gjithashtu një tjetër propozim është edhe heqja e rimbursimit të akcizës së lëndëve djegëse për industrinë, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë si: farmaceutika, tullat, çimeto, birra dhe nafta bruto.
Propozimi nr 4 Vendosja e taksës në mase 100 lekë/kg në importimin ose prodhimin e qumështit pluhur mase kjo e propozuar për të stimuluar prodhimin vendas, gjithashtu vendosjen një takse prej 65 lekë/litër mbi karburantin që përdoret për furnizimin e këtyre mjeteve lundruese në zonat e lira doganore/magazinat doganore.