Taksitë dhe Urbanët përjashtohen nga fiskalizimi.

A duhet te Fiskalizohen taksitë dhe autobuzët brenda vendit?!

Që prej datës 20.01.2020  në Shqipëri është futur në fuqi ligji nr. 87 në vitin 2019 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit” ku çdo bisnes  pavarësisht formës juridike të tij,xhiros apo llojit është i detyruar që të zbatoje ligjin për lëshimin e faturës elektronike, vetëm në disa raste përjashtimore. Në zbatim të ligjit Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimi nr 16 më datë 03.04.2020 ku përcaktohet qartë rregullat dhe procedurat për lëshimin e faturës dhe zbatimin e procedurës së fiskalizimit.

Një nga rastet përjashtimore ishte edhe transporti publik urban, gjatë periudhës nga hyrja në fuqi e ligjit të fiskalizimit e deri më date fund të vitit 2021 ishte e paqartë mënyra se si do të operohej për pjesën tjetër të transportit brenda qytetit apo ndërqytetëse. Pjesa më e paqartë ishin Taksitë sesi do ishte e mundur zbatimi i ligjit dhe procedura e lëshimit te faturës elektronike. Ndodhur përpara vërshtirësive teknike,pamundësinë e monitorimit në kohë reale ministria e financave e përjashtoi edhe këtë pjesë të sektorit nga detyrimi i  lëshimit të faturës elektronike me  “UDHËZIM Nr. 27, datë 31.12.2021″. me disa ndryshime në udhëzimin nr. 16, datë 3.4.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë:

Neni  1
Në nenin 5 të udhëzimit nr. 16, datë 3.4.2020 “Tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë”, germa “b”, e pikës 1, ndryshon me përmbajtje si më poshtë vijon:

“b) tatimpaguesit që ofrojnë shërbimin taksi të pajisur me taksimetër dhe ata që shesin bileta ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit (autobusë) në përputhje me vendimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, nëse fatura e taksimetrit, bileta ose aboneja u jepet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar;”

 

Leave a Comment